Zv.ministri i Arsimit pretendon që më herët ka pasur keqpërdorime me librat, thotë se kapën vlerën rreth 500 mijë euro - NACIONALE

Zv.ministri i Arsimit pretendon që më herët ka pasur keqpërdorime me librat, thotë se kapën vlerën rreth 500 mijë euro

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëvendësministri i Arsimit, Taulant Kelmendi ka deklaruar se gjatë vitev e të kaluara, ka pasur keqpërdorime në procesin e shpërndarjes së teksteve shkollore.

Kelmendi përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se brenda një viti, keqpërdorimet kanë kapur vlerën prej afër 500 mijë euro.

“Buxheti i planifikuar me ligjin e buxhetit vit pas viti është tejkaluar për së paku dyfishin e vlerës së tij. Ish-ministrat e Arsimit, ish-ministrat e Financave, ish-kryeministrat që sot janë në opozitë dhe po e ngrisin zërin për prishjen e kësaj praktike abuzive kanë qenë vetë nënshkruesit e vendimeve për blerjet e teksteve shkollore dhe rritjen e shpenzimeve sipas infografikes më poshtë. Ndoshta nuk kanë harruar!” – ka shkruar tutje ai.

Sipas tij, këtë vit gjithçka po shkon në rregull dhe se prindërve po u dalin paratë në xhirollogari.

“Pra, është e mundur të ndalet abuzimi, të jemi transparent me buxhetin e shtetit dhe të furnizohen nxënësit me tekste shkollore ndërkohë që nuk ndjejmë keqardhje për ata që kanë qenë të përfshirë në këto praktika.” – ka thënë ai në fund.

Postimi i plotë:

Lajme të ngjashme