Zv.ministri Gashani, që e punësoi motrën në ministri të Pecit, përmend setrat e liderëve të opozitës
Zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Blerim Gashini, nuk po i pëlqejnë paraqitjet e liderëve të opozitës në televizionet tona.
Gashin, i cili në këtë mandat e ka punësuar motrën e tij në Ministri të Bujqësisë, është marrë edhe me setrat e liderëve opozitarë.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai është munduar të ironizoi me paraqitjen e shpeshte të tyre në këto televizione.
“Aq shpesh po kanë liderët e opozitës solo-paraqitje në prime time, sa kur po e harrojnë xhaketën - se edhe moti po ngrohet - nuk po kthehen hiç me e marrë. Hajt se e marr nesër a pasnesër, po thonë!!!!!”, ka shkruar Gashani.