Zv.kryeministri Bislimi udhëton drejt Brukselit, ka punë me Marrëveshjen Bazike dhe Aneksin e saj - NACIONALE

Zv.kryeministri Bislimi udhëton drejt Brukselit, ka punë me Marrëveshjen Bazike dhe Aneksin e saj

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka udhëtuar drejt Brukselit.

Udhëtimi ka për qëllim pjesëmarrjen në takimet e radhës në kuadër të procesit të dialogut, ku do të trajtohet zbatimi i Marrëveshjes Bazike të 27 shkurtit, Aneksit Implementues të 18 marsit dhe planin e ri për ecjen përpara i 21 tetorit.

Ky është takimi vijues i këtij procesi pas atij të 26 tetorit me liderët e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe BE-së, ku Republika e Kosovës theksoi qëndrimet e saj e gatishmërinë për nënshkrim dhe zbatim të plotë të marrëveshjeve.​

Lajme të ngjashme