Zulfaj, Petkoviqi: Krahasimi i një kryetari me një zyrtar nazist tregon paturpësi
Zeton Zulfaj, këshilltari politik i kryeministrit Albin Kurti, ka reaguar ndaj kryenegociatorit të Serbisë për biseidmet e Brukselit, i cili dje ka fyer një kryetar të komunës në Kosovë.
Zulfaj ka bërë me dije se krahasimi i një kryetari me një zyrtar nazist tregon paturpësinë e Petkoviqit.
“Petar Petkoviq sot e cilësoi një kryetar komune të Kosovës si ‘Gauleiter’. Është fyese dhe thellësisht injorante të krahasosh një kryetar komune të Kosovës, të zgjedhur në zgjedhjet demokratike të njohura nga QUINT, me një udhëheqës rajonal të epokës naziste. Ky krahasim nuk është thjesht një sharje; pasqyron gjithashtu paturpësinë e Petkoviqit dhe zbulon mentalitetin e tij”, ka shkruar Zulfaj në llogarinë e tij në “X”.