ZPS kërkon gjashtë vite burgim për Hashim Thaçin për “pengim të drejtësisë”
Prokuroria e Specializuar në Hagë ka kërkuar dënim me gjashtë vjet burgim ndaj Hashim Thaçit në akuzën e tyre për pengim ndaj administrimit të drejtësisë.
Ndërkaq për Hajredin Kuqin kanë kërkuar 9 muaj burgim, për Fadil Fazliun 3 vjet, Isni Kilajn 3 vjet dhe Bashkim Smakajn 3 vjet.
“Bazuar në të gjitha provat, faktet, Prokuroria kërkon që të merrni një vendim që përputhet me ligjin, provat dhe faktet. Pra, fajtorë për të gjitha pikat e aktakuzës bazuar në peshën e rëndë të veprave penale dhe tërësinë e faktorëve që merren parasysh në dënimin e zbatueshëm në këtë rast. Prokuroria kërkon që të jepni një vendim siç është kërkuar; për Kuçin 9 muaj burgim, për Fazliun 3 vjet burg, Kilajn 3 vjet burgim, Smakajn 3 vjet burgim dhe Thaçi 6 vjet burgim, që do vuhet në vijim të ndonjë denimi që mund të jepet në çështjen 6 nëse do të jepet”, ka thënë Prokuroria.