ZPS-ja largon 12 dëshmitarë në rastin e Thaçit dhe të tjerët - NACIONALE

ZPS-ja largon 12 dëshmitarë në rastin e Thaçit dhe të tjerët

1 vit më parë

nga NACIONALE

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se nuk do të mbështetet më në dëshmitë e dymbëdhjetë dëshmitarëve në rastin e ish-krerëve të UÇK-së.

Sipas njoftimit, ZPS-ja do t’i paraqesë deklaratat e tetë dëshmitarëve me shkrim në vend të dëshmive të drejtpërdrejta në gjykatë.

Siç ishte bërë e ditur gjatë konferencës për ecurinë e çështjes më 1 tetor, për të cilën informuam këtu, ZPS-ja njoftoi sot, më 1 nëntor, se nuk do të mbështetet më në dëshmitë e dymbëdhjetë dëshmitarëve. Gjithashtu, ZPS-ja do t’i paraqesë deklaratat e tetë dëshmitarëve me shkrim në vend të dëshmive të drejtpërdrejta në gjykatë.” – thuhet në njoftim.

Ndryshe deri në tani në Speciale ka dëshmuar dëshmitari i 102-të i ZPS-së.

Lajme të ngjashme