ZPS-ja kërkoi 35 vite burgim për “Calin”, Klinaku: Këta prokurorë lirisht mund të quhen mafiozë
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka reaguar pasi sot Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë ka kërkuar dënim maksimal për Salih Mustafën.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se prokurorët e kësaj zyre lirisht mund të quhen mafiozë.
“Nga një ZPS, prokurorët e së cilës lirisht mund të quhen mafiozë, nuk pritet gjë tjetër”, ka shkruar Klinaku.
Në seancën e sotme të Speciales në Hagë, prokuroria ka kërkuar dënim prej 35 vitesh burgim për Calin, në lidhje me akuzat për ndalim arbitrar, torturë, trajtim mizor dhe vrasje. Këtë e ka bërë të ditur sot, në seancën ku u dha fjala përfundimtare.