Zogiani kritikon Perëndimin: Vetë s'po arrin të pajtohet me Serbinë, por Kosovës ia kërkon një gjë të tillë
Zëvendësministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Avni Zogiani, është marrë me rezultatin e zgjedhjeve në Serbi dhe ka kritikuar Perëndimin për qasjen ndaj Kosovës.
Derisa ka përmendur blerjen e votave në Serbië, në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Perëndimin nuk po mund të merret vesh vetë me Serbinë, ndërsa Kosovës po i kërkon marrëveshje për normalizim me këtë shtet.
Sipas tij, kjo është ironike.
“Zgjedhjet ne Serbi po konsiderohen te manipuluara, te dhunshme, e me blerje votash! Pra, Perendimi s'po arrine te merret vesh vete me Serbine, por i kerkon Kosoves te beje marreveshje normalizimi! Ironike!”, ka shkruar Zogijani.