Zogiani: Shoqëria mbron sistemin e drejtësisë sepse është trashëgimi e regjimit te vjetër - NACIONALE

Zogiani: Shoqëria mbron sistemin e drejtësisë sepse është trashëgimi e regjimit te vjetër

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Anëtari i VV-së Avni Zogiani ka thënë se e akuzuara në rastin e rrahjes së një gruaje të moshuar ka ikur jashtë vendit. Edhe njëri ndër të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11 vjeçares është liruar sipas Zogianit.

Krejt reagimi i madh shoqëror për këto dy raste, sipas Zogianit u bë vetëm me atë intensitet sa mund të shihej si fajtor Qeveria Kurti.

Heshtjen e “agjentëve shoqëror” siç i quan Zogiani, e lidhë me regjimin sipas tij të vjetër. Sipas Zogianit sistemin e drejtësisë e kursejnë këta "agjent" sepse është trashëgimi të regjimit të vjetër, pra siç e quan Zogiani, periudhën e para ardhjes në pushtet të Kurtit.

Statusi i plotë:

Ju kujtohen protestat e reagimet per dhunen ne Shtepine e pleqeve ne Peje e dhunimin e 11 vjeçares ne Prishtine?!

Ne rastin e Pejes e dyshuara ka ikur jasht vendit, ne rastin e 11 vjeçares eshte liruar njeri!

A ka reagime si ne situatat kur u shfaqen keto raste?! Sigurisht qe jo!

Sepse agjentet shoqeror qe nxisin reagime te tilla nuk e ngucin fort sektorin e drejtesise meqe eshte trashegimi e regjimit te vjeter. Presionin e ngrisin vetem sa mund te shitet si deshtim i Qeverise Kurti, pastaj bejne sikur s'po dijne gje!

Lajme të ngjashme