Zogiani i VV-së ngre pretendime pa prova: Mediat janë pjesë e komplotit anti-Kosovë
Anëtari i Vetëvendosjes me emrin Avni Zogiani, duket se ka harruar akuzat që i bënte dikur bashkëpartiakut të tij Haki Abazit. Në një elaborim të gjatë pa ofruar asnjë provë, ai ka akuzuar mediat se “kanë qenë të shitura”.
Zogiani është shprehur se “mediat kanë përfituar nga shumë tenderë” derisa ka lidhur atë që e konsideron si shitje të medieve me disa procese politike dhe që bënin pjesë në një komplot “anti-Kosovë”.
“Ata rrezikojnë të ekspozohen se me ose pa vetëdije ishin pjesë e një komploti anti-Kosovë, ku përkrahën politika që shkaktuan erozion në sovranitetin e integritetin e vendit në favor të dyzimit të këtyre atributeve me Serbinë në një pjesë të territorit,” – ka pretenduar ai.
Zogiani ka shtuar se mediat në Kosovë po kërkojnë të pamundësojnë suksesin e Kosovës në negociata, po ashtu pa ofruar ndonjë provë për të mbështetur pretendimet e tij.
Statusi i plotë:
Keta shitesit ambulant te interesave kombetare nga sektori i mediave e kane nje problem...
I kane marre paret prej politikes qe poashtu ka qene shitese.
Qysh i kane marre per shembull?!
Bizneset qe kane perfituar miliona euro nga sektori publik, jane perdorur nga politika per t'iu dhene disa eksponenteve ne media. Keta te fundit kane bere media personale dhe jane shperblyer nga keto biznese, disa nga te cilat kane qene direkt te kontrolluara nga kapitali serb, por disa thjesht kane dashur qe perkrahjen per kete lloj te opinionisteve ta kthejne ne perfitim te me shume tendereve e pasurive tjera publike.
Per shembull, kur nje kontrate per dhenjen e pasurise publike eshte lidhur me nje biznes, politika ka ndikuar qe parate e ketyre bizneseve te shkojne tek nje media ose opinionist.
Kjo ka ndodhur me kushtin qe te njejtit te mbajne nje qendrim unik qe pak a shume eshte perkufizuar ne kte: me Serbine duhen kompromise, sepse po na e kerkojne nderkombetaret.
Ne te vertete ketu ka pasur nje te vertete. Sepse ka pasur nje lloj orientimi ne procesin e negociatave qe Serbia te shperblehet per t'mos u kthyer teresisht nga Rusia, ashtu siç kerkonin dikur lideret e radikaleve, Vojislav Sheshel e Tomislav Nikoliq.
Mirepo, eshte teresisht normale qe ndermjetesuesit ne negociata te kerkojne rrugen me te lehte per te arritur objektivat.
Ketu objektiv nuk ka qene pranimi i pavaresise se Kosoves nga Serbia, por mbajtja e Serbise ne mes te Evropes e Rusise.
Kte refuzuan ta kuptojne lideret kosovare dhe gazetaret-opinioniste ne Prishtine.
Keta te fundit, te dy palet, e dinin kte, por iu interesonte te mos e kuptonin sepse paguheshin per t'mos e kuptuar.
Alternativa ishte pranimi i se vertetes, gje qe do te shkaktonte shthurjen e nyjes qe lidhte biznesin, polotiken e median, qe ishte kapitali serb.
Keshtu, gazetaret u pasuruan, lideret poashtu, kurse pak nga pak interesat e Kosoves u dhan ne procesin qe edhe vete e pranonin qe eshte asimetrik.
Si u arrit kjo?
Kjo para se gjithash u arrit nen petkun e politikes "pro-perendimore", por qe ne fakt ishte politike qe kryesisht perfaqesohej nga zyrtare per politike te jashtme ne BE, te cilet per te arritur sukses ne karriere kerkonin nga pala qe jepte, pra nga Kosova.
Sigurisht qe ne tere kete kohe faktor i rendesishem ishte edhe prospekti i akuzave nga Prokuroria Speciale per krime lufte, por ky presion ishte i fokusuar thjesht tek nje numer lideresh.
Nje dyzine lideresh e gazetaresh-opinioniste, e perkrahnin kete proces sepse thjesht u sillte perfitime te paimagjinueshme.
Pak gazetarë ne rajon kane mbledhur pasuri sikur nje pjese e atyre ne Kosove qe perkrahen dhe perkrahin edhe sot e kesaj dite kete qasje ne procesin e negociatave.
Sigurisht qe tashti jane para nje momenti te ri. Tashme po kuptohet qe Kosova edhe mund te sillet ndryshe ne negociata dhe kjo ka veshtiresite e veta, por nuk ndodhkka hataja.
Kjo iu ka futur friken ne palce ketyre lidereve dhe gazetareve-opinioniste.
Ata rrezikojne te ekspozohen se me ose pa vetedije ishin pjese e nje komploti anti-Kosove, ku perkrahen politika qe shkaktuan erozion ne sovranitetin e integritetin e vendit ne favor te dyzimit te ketyre atributeve me Serbine ne nje pjese te territorit.
Keta gazetare-opinioniste paten hyre ne kete biznes "all-in" dhe qene bere pjese edhe i shfaqjeve qesharake sidomos kur dilnin premtonin per miliardat qe do vinin ne Kosove, ose pranimin e shtetit te Kosoves nga Serbia.
Raund pas raundi, te njejtit i premtuan opinionit publik qe negociatat ne kete raund do te perfundojne me njohje, prandaj Kosova duhet ta beje edhe kete kompromis, ta paguaje edhe kete çmim per ta marrur njohjen.
Me kujtohet kur ish-presidenti i Kosoves pas mbarimit te nje raundi te negociatave pa pranimin nga Serbia pat dalur per ta kerkuar nje raund tjeter dhe vertete i pati dalur boja teresisht ketij komploti. "Nese nuk futemi ne nje raund tjeter te negociatave Kosova do te kthehet ne Palestine" (pra konflikt te ngrire), pat thene ai.
Keto jane te shenuara, publiku kosovar disa i kujton, disa jo. Mirepo, nese Kosova mund te mbaj qendrim ne negociata dhe te dali fituese, e s'ka se si te dale ndryshe sepse eshte ne te drejten e saj, kjo histori do te nxiret ne drite bashke me komplotin ku u futen plot figura publike.
Prandaj ata sot nuk kursejne asnje mjet per ta pamundesuar suksesin e Kosoves ne negociata. E kjo duket me se shumti ne faktin se shume nga mediat qe ata udheheqin jane bere perkthyese te thjeshta te mediave serbe.
Pra, ata nuk çajne koken per mbrojtjen e pavaresise e sovranitetit te Kosoves, ata duan ta shpetojne bythen e vet!