Zogaj: Që prej largimit të Thaçit, Kurti dhe Osmani krijuan Edi Ramën një “armik” të tyre - NACIONALE

Zogaj: Që prej largimit të Thaçit, Kurti dhe Osmani krijuan Edi Ramën një “armik” të tyre

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti, Petrit Zogaj ka reaguar pas kritikave ndaj kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, pasiqë ai deklaroi se “veriu i Kosovës ndër vite është bërë tokë e askujt”.

Me anë të një postimi në Facebook, Zogaj tha se presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti që nga largimi i Thaçit dhe Veselit kanë qenë në kërkim të një “armiku” të ri, dhe ky armik i ri është kryeministri Rama.

Qe prej largimit nga skena politike e Thacit, Veselit dhe deri dikund e Mustafes, LV, Kurti e Osmani kane qene ne kerkim aktiv te nje kundershtari politik, qe do te personifikonte keta tre te lartpermendurit. Meqe brenda Kosoves nuk gjete nje figure te tille, e krijuan Edi Ramen si targetin me te pershtatshme per nje ”armik” te forte te tyre”, tha ai.

Per mbajtjen gjalle te narracionit te brendshem te tyre-qe keta po perpiqem me e mbrojte Kosoven, por te tjeret po i pengojne, zgjodhen nje kryeminister te nje shteti tjeter. Prej momentit qe donin tei’a humbnin zgjedhjet ne Shqiperi, e deri tek diskursi i viteve te fundit qe Rama eshte ne funksion te Serbise. Pra, per interesa te tyre te brendshme politike, zgjodhen me e portretizu Ramen, si kryeminister te nje vendi anetar te NATO-s, si te keqen e vetme qe kjo dyshe po perballet ne Kosove”, shkroi tutje ai.

Lajme të ngjashme