Zogaj për foton e Osmanit: Elita politike aktuale e Kosovës, administratën e tanishme të ShBA-së e ka kundër - NACIONALE

Zogaj për foton e Osmanit: Elita politike aktuale e Kosovës, administratën e tanishme të ShBA-së e ka kundër

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti i çështjeve politike, Petrit Zogaj, ka komentuar fotografinë e publikuar nga presidentja, Vjosa Osmani me ish-presidentin Bill Clinton dhe me ish-gjeneralin amerikan, Wesley Clark.

Zogaj ka thënë se këta dy janë në pension dhe se në vitet 1990 dhe 2000, elita politike e Kosovës si e përgjegjshme i kishte në krah Clintonin dhe Clarkun.

Ndërsa, sipas Zogaj, tash elita aktuale politike administratën e tanishme të SHBA-ve e ka kundër.

I vetmi komunikim i administrates amerikane me Vjosen ose Albinin, eshte kur zyrtaret amerikane duhet me i shpreh pakenaqesite e tyre me udheheqjen e Kosoves.” – ka shkruar ai në Facebook.

“Presidentja e Kosoves, njeriu qe karakterizohet me mungese te thekesuar te mendimit e aksionit politik, tenton qe permes ketyre fotove, me u thene nje grusht militanteve te saj, qe Kosova eshte me rrugen e drejte, “..se a po e shihni, une po dal ne foto me Clinton e Clark..”” – ka shkruar ndër të tjera ai.

Shkrimi i plotë:

Keta te dy jane ne pension. Administrata aktuale amerikane zor qe u kerkon ndonje keshille ketyre dyve. Pra, koha e tyre ishte ne vitet 90. E Kosova, me sakte elita politike e Kosoves e viteve 90/00, ka qene ne nivelin e pergjegjesise dhe keta dy persona kane qene ne anen e Kosoves. Pra, kane qene aleatet tane.

Nderkohe, elita aktuale e Kosoves, administraten e tanishme te ShBA-se e ka kunder. Ne secilin aspekt te mundshem. I vetmi komunikim i administrates amerikane me Vjosen ose Albinin, eshte kur zyrtaret amerikane duhet me i shpreh pakenaqesite e tyre me udheheqjen e Kosoves.

Presidentja e Kosoves, njeriu qe karakterizohet me mungese te thekesuar te mendimit e aksionit politik, tenton qe permes ketyre fotove, me u thene nje grusht militanteve te saj, qe Kosova eshte me rrugen e drejte, “..se a po e shihni, une po dal ne foto me Clinton e Clark..”

Per Vjosen, nuk ka asnje lidhje qe Kosova eshte nen sanksione te BE-se, e te cilat ShBA i ka mbeshtetur. Sepse mendimi i saj politik nuk kalon as nivelin e nje shitese camcakezash te ndonje kiosku ne qoshe te Prishtines, e cila lexon lajme flash ne facebook.

Lajme të ngjashme