Zogaj: Kurti mbetet argëtuesi i vetëm për turmat në vend
Analisti Petrit Zogaj e ka quajtur kryeministrin Albin Kurti politikan që argëton turmat.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se në kohen kur njerëzit e VV-së po arrestohen për drogë e zyrtarët qeveritar për afera korruptive, Kurti po merret me argëtimin e turmave.
Ai ka thënë se turma do cirk dhe Kurti këtë e din më së miri.
“I eshte shpartallu qeveria, partia e grupi parlamentar. I arrestohen njerez te LV-se per trafikim droge, arrestohen zyrtare qeveritar per afera korruptive, ama prape, Kurti mbetet argetuesi i vetem per turmat ne vend. Nje te ngjashem te Kurtit po e shoh ne Amerike. Donald Trump me 4 aktakuza zyrtare, prape mbetet nje prej politikaneve me argetues per turmave. Turma do cirk, Albini kete e din me se miri”, ka shkruar Zogaj.