Zogaj: Kurti dje pranoi ta zbatojë Asociacionin
Analisti Petrit Zogaj, ka komentuar marrëveshjen evropiane, të pranuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.
Me anë të një postimi në Facebook, Zogaj ka thënë se Kurti dje është pajtuar që ta zbatojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
“KM Kurtit asnjehere nuk i eshte kerku qe te “nenshkruan” asociacionin, por i eshte thene qe duhesh me u pajtu me e zbatu ate. Kurti dje eshte pajtuar me e implementu asociacionin. Ky eshte kapercimi i Kurtit”, ka shkruar Zogaj.
Tutje, ai ka shpjeguar se pse çfarë saktësisht ka bërë shefi ekzekutivit sipas tij.
“Turma po thote qe Kurti s’e nenshkroi, e vertete kjo sepse marreveshja per asociacionin eshte nenshkruar e ratifikuar me 2013. Mirepo, cfare ka bere Kurti dje eshte saktesisht e kunderta qe ai ka bere fushate tash e 10 vjet”, ka shkruar ai.
