Zogaj hedh dyshime: Pse Kurti e Osmani dhe Gërvalla po e mbrojnë Martin Berishajn? - NACIONALE

Zogaj hedh dyshime: Pse Kurti e Osmani dhe Gërvalla po e mbrojnë Martin Berishajn?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti, Petrit Zogaj, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook rreth skandalit të ambasadorit Martin Berishaj dhe “rezistencën” e pushtetit për mos e shkarkuar.

Sipas Zogajt, e vetmja arsye që nuk mbrohet dikush i korrupuar është me qenë bashkëpjesëmarrës me të.

“Me qene hisedar me te ne ato afera. Me te sherby personi ne fjale ne forma te ndryshme. Me i shfrytezu parat per interesin tend ose dhe te partise qe drejton. Me e mirembajte pushtetin qe tashme e ke permes mbeshtetjes se nje njeriut te korruptuar.” – ka shkruar Zogaj.

Analisti ka ngritur disa pyetje se pse krerët kryesor të shtetit po i dalin në mbrojtje ambasadorit të Kosovës në Kroaci.

Pyetjet qe dalin nga afera Berishaj jane: pse Albin Kurti, Vjosa Osmani e Donika Gervalla po e mbrojne Martin Berishajn? Cka dine keta tre, ne cka jane te perfshire e cka perfitojne nga Berishaj duke e mbajtur ate ne pozicion te ambasadorit? Pse ju duhet kaq shume ai? Cfare demi mundet me ju shkaktu Berishaj nese keta tre lidere distancohen nga ai?” – pyet Zogaj.

Lajme të ngjashme