Rron Gjinovci pasi s'i doli Kurti me kohë sulmon RTK-në: Qysh fton plagjiator në program? - NACIONALE

Rron Gjinovci pasi s'i doli Kurti me kohë sulmon RTK-në: Qysh fton plagjiator në program?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti parashihej që të paraqitej në një intervistë në Radiotelevizionin e Kosovës sonte në orën 20:20.

Megjithatë, transmetimi i kësaj interviste në televizionin publik nuk ka nisur ende, me LVV-në që përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se intervista e Kurtit do të fillojë me vonesë. E ndërsa po pritet fillimi i saj, në RTK është duke u transmetuar një emision në të cilin po merr pjesë profesor Bujar Dugolli.

Duket se gjithë kjo situatë nuk i ka pëlqyer aspak analistit Rron Gjinovci, i cili përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar përgjegjësi nga RTK për paraqitjen e Dugollit në emision, duke thënë se:

"RTK duhet me dhanë përgjegjësi qysh fton plagjiator në programet e veta.”

Lajme të ngjashme