Zogaj: Erdhën në pushtet që do ta padisin Serbinë për gjenocid, tash i kanë qitë në pazar krimet e luftës
Analisti i politikës, Petrit Zogaj, ka kujtuar premtimet e kryeministrit, Albin Kurti me të cilat ka fituar pushtetin.
Zogaj ka thënë se Kurti erdhi në pushtet me premtimin se do të paditin Serbinë për gjenocid në Kosovës teksa tani sipas tij, Kurti ka pranuar që “të merren vesh për të kaluarën”.
Ai thotë se me këto veprime, Kurti i ka “qitë në pazar krimet e luftës”.
“Elita altuale ka ardhe ne pushtet me premtimin qe do ta padisine Serbine per gjenocid ne Kosove. Te njejtit dy vite me vone kane pranuar qe ‘te merren vesh per te kaluaren.” Kjo i bjen me i qite ne pazar krimet e luftes.” – ka shkruar ai.
Më tej, Zogaj ka thënë se pushtetarët po i përdorin të gjallët e Familjes Jashari vetëm për të mbajtur pushtetin.
“Sigurisht qe sot duhet me dale ne foto me Jasharet e gjalle. Ama ceshtja nuk eshte me u marre me ta, sepse tipat jetojne, punojne e rriten. Puna eshte si te merremi me ata te Marsit 1998, si te kerkohet drejtesi per ta, si te ngriten padi ndaj asaj strukture ushtarake serbe. Mirepo ky eshte sport i rende per populistet. Ata dojne shortcut me marre e me e mbajte pushtetit. E kjo menyre eshte qe me dale ne foto me te gjallet, me i perdore ata, ne menyre qe me i shkele ata qe s’jane me.” – përfundon shkrimi i tij.
Statusi:
