Zjarri në depo, IPKO: Po bëhet një vlerësim i brendshëm për të përcaktuar shkakun e zjarrit
Kompania IPKO ka dalë me një sqarim në lidhje me zjarrin që ka shpërthyer mbrëmë në depon e saj.
Kompania ka bërë me dije se tani është duke u zhvilluar një vlerësim i brendshëm për të zbuluar shkaqet e zjarrit.
Në reagimin IPKO ka siguruar klientët se shërbimet dhe infrastruktura nuk janë prekur.
“Të enjten në mbrëmje, një zjarr shpërtheu në njërën nga depot e IPKO-së. Falë reagimit të shpejtë të shërbimeve emergjente dhe ekipeve tona të brendshme, situata u vu shpejt nën kontroll dhe u përmbajt plotësisht. Aktualisht është duke u zhvilluar një vlerësim i brendshëm dhe po bashkëpunojmë ngushtë me autoritetet përkatëse për të përcaktuar shkakun e zjarrit. Dëshirojmë t’i sigurojmë klientët, partnerët dhe opinionin publik se shërbimet dhe infrastruktura nuk janë prekur. Të gjitha operacionet e IPKO-së vazhdojnë normalisht pa asnjë ndërprerje. E vlerësojmë besimin dhe mirëkuptimin tuaj. IPKO mbetet e përkushtuar ndaj transparencës, sigurisë dhe shërbimit të pandërprerë”, është thënë në sqarimin e IPKO-së.