Zjarrëvëniet e qëllimshme, Edi Rama: “Duhet ta barazojmë me vrasjen në Kodin Penal” - NACIONALE

Zjarrëvëniet e qëllimshme, Edi Rama: “Duhet ta barazojmë me vrasjen në Kodin Penal”

1 vit më parë

nga NACIONALE

Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë, ka shkruar për një rast të zjarrvënies së qëllimshme në Shqipëri.

Duke publikuar pamje nga droni ushtarak tek shihet një person duke i vënë zjarrin malit, Edi Rama shkroi se “zjarrvënien duhet ta barazojmë me vrasjen në Kodin Penal”.

Postimi i plotë:

🔥 Të ndezësh një zjarr me qëllim, nuk është vetëm krim, por është tradhti ndaj tokës sonë dhe të ardhmes së fëmijëve tanë 🌍🚫

🛑 Ja dhe pamjet e një zjarrvënieje të qëllimshme të evidentuar sot nga dronët e Forcës Ajrore.

Policia e Shtetit është në terren për të çuar përpara drejtësisë këdo që luan me flakët mbi pasurinë e përbashkët🚨

️ Ndërkohë, në këtë kohë të vështirë ngrohjeje globale dhe flakësh që po sfidojnë të gjitha shtetet e Mesdheut sidomos, zjarrvënien do të duhet ta barazojmë me vrasjen në Kodin Penal 👊

Lajme të ngjashme