Zjarret në Istog, Berisha: Dëmet janë të mëdha, shqetësuese edhe siguria e njerëzve – falemnderit KFOR-it - NACIONALE

Zjarret në Istog, Berisha: Dëmet janë të mëdha, shqetësuese edhe siguria e njerëzve – falemnderit KFOR-it

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka shpreur shqetësime të mëdha për dëmet në pasuri dhe siguri të njerëzve të shkaktuar nga zjarret në Istog si pasojë e motit të nxehtë.

“Bashkëndjej me të gjithë qytetarët e Istogut që sot po përballen me zjarret në fushat e grunajave. Dëmet materiale janë të mëdha, por mbi të gjitha, është shqetësimi për sigurinë e njerëzve dhe pasurisë së tyre ajo që na prek më shumë.

Falënderoj nga zjarrfikësit për reagimin e shpejtë dhe gatishmërinë maksimale për ta vendosur situatën nën kontroll.,

Një falënderim edhe për praninë dhe bashkëpunimin e KFOR-it në menaxhimin e situatës.

Uroj që dëmet të sanohen sa më shpejt dhe mbi të gjitha, që qytetarët tanë të jenë të sigurt. Në këso momente, solidariteti dhe veprimi i përbashkët janë forca jonë më e madhe”, shkroi ai.

Lajme të ngjashme