Zjarret e siguria në komunikacion: Çka u fol në Këshillin e Sigurisë që u ftua nga Kurti? - NACIONALE

Zjarret e siguria në komunikacion: Çka u fol në Këshillin e Sigurisë që u ftua nga Kurti?

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbledhur Këshillin e Sigurisë së Kosovës.

Në një njoftim për medie, Zyra e Kryeministrit ka treguar edhe temat që u diskutuan gjatë kësaj mbledhjeje.

Sipas njoftimit, në këtë takim u diskutua për çështjet e përgjithshme të sigurisë publike.

“Përveç tjerash në takim u diskutuan edhe çështjet e përgjithshme të sigurisë publike, dhe sfidat aktuale të ndërlidhura me zjarret dhe sigurinë në komunikacion.

Institucionet e Republikës së Kosovës në bashkërendim i kanë shtuar aktivitetet e tyre për të parandaluar por edhe mbajtur nën kontroll përhapjen e zjarreve, si dhe masat tjera në shërbim të rritjes së sigurisë në komunikacion” – ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme