Zjarr masiv në magjistralen Kaçanik–Ferizaj, dëme të shumta materiale - NACIONALE

Zjarr masiv në magjistralen Kaçanik–Ferizaj, dëme të shumta materiale

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një zjarr masiv ka shpërthyer në një lokal përgjatë magjistrales Kaçanik–Ferizaj pasditen e sotme, rreth orës 18:53, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Policia e Kosovës në Ferizaj ka njoftuar se menjëherë pas marrjes së informacionit, në vendngjarje kanë mbërritur njësitë e zjarrfikësve, patrullat policore, si dhe hetuesit nga Stacioni Policor në Kaçanik.

Gjithashtu, është njoftuar KEDS-i, i cili ka ndërprerë furnizimin me energji elektrike për të parandaluar rrezikun e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.

Sipas dyshimeve fillesta, dyshohet se zjarri ka shpërthyer nga djegia e disa gomave të hedhura jashtë lokalit, dhe më pas është përhapur në një gomisteri.

Zjarri ka prekur pjesërisht edhe një lokal tjetër dhe një pjesë të një shtëpie aty pranë, njoftoi zëdhënësi i Policisë në Ferizaj, Vesel Gashi.

“Sipas të dhënave fillestare, dyshohet se zjarri ka nisur nga djegia e disa gomave të vendosura jashtë lokalit, e më pas është përhapur në një gomisteri, duke prekur gjithashtu pjesërisht edhe një lokal tjetër dhe një pjesë të një shtëpie përreth,” thuhet në njoftimin e zëdhënësit të Policisë në Ferizaj, Vesel Gashi.

Lajme të ngjashme