Zjarr i madh në Shkodër, Ulqini dhe Tivari dërgojnë ekipet e zjarrfikësve për t’i dal në ndihmë - NACIONALE

Zjarr i madh në Shkodër, Ulqini dhe Tivari dërgojnë ekipet e zjarrfikësve për t’i dal në ndihmë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Genci Nimanbegu, kryetari i Ulqinit, ka bërë të ditur se ekipet e zjarrfikësve janë nisur për t’i dal në ndihmë qytetit të Shkodrës.

Nimanbegu ka bërë të ditur se ekipet e zjarrfikësve janë nisur nga Ulqini pas kërkesës së kryetarit të Bashkësisë së Shkodrës, Benet Beci.

Sipas njoftimit në ndihmë Shkodrës i kanë dal edhe Tivari.

Postimi i plotë:

Njësitë zjarrëfikse të Komunës së Ulqinit dhe Tivarit u nisën në ndihmë në qytetin e Shkodrës.

Pas zjarrit që kapluar një lagje në Shkodër dhe me kërkesë të Kryetarit të Bashkësisë Shkodër Benet Beci dërguar Kryetarit Nimanbegu, Ulqini dhe Tivari nisin në ndihmë nga një ekipin nga shërbimi i zjarrëfikëseve. Falenderoj Kryetarin e Tivarit Dusan Raicevic që menjëherë dërgoi njësinë në koantakt me atë të Ulqinit.

Me shpresë që situata të vihet sa me shpejt në kontrollë dhe pa pasoja njerëzore .

Lajme të ngjashme