Zhvillimet për bordin dhe raportin e KPM-së, Kusari: Dinamika është crazy - NACIONALE

Zhvillimet për bordin dhe raportin e KPM-së, Kusari: Dinamika është crazy

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Juristja e medias, Flutura Kusari, ka paralajmëruar një ditë të ngarkuar në Kuvendin e Kosovës, me mbledhje të rëndësishme që lidhen me çështjet e mediave dhe rregullimit të tyre.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ajo ka bërë të ditur se gjatë ditës së nesërme do të mbahen dy mbledhje me rëndësi.

“Sot: në ora 9, mbledhja e komisionit ad hoc për KPM – hapen dosjet e aplikuesve. Në ora 13, mbledhja e komisionit për media, shqyrtohet raporti vjetor i KPM – (o la la la)”, ka shkruar Kusari.

Kusari ka komentuar edhe ritmin e punës në Kuvend, duke e cilësuar atë si shumë intensiv.

“Ta dini, dinamika osht crazyyyy në parlament, mezi pe njeki. Amo s’bon mu dorëzu”, ka shtuar juristja e medias.

Lajme të ngjashme