Zhvillimet në Iran: Mbledhja e Këshllit të Sigurisë Kombëtare “e qëlluar,” thotë Ramadani - NACIONALE

Zhvillimet në Iran: Mbledhja e Këshllit të Sigurisë Kombëtare “e qëlluar,” thotë Ramadani

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Burim Ramadani, anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Ish-Kryeinspektori i Inteligjencës e vlerësoi “të qëlluar” mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në dritën e zhvillimeve në Iran.

Ramadani tha se në kriza të tilla globale duhet mbajtur vëmendjen te Serbia “sjellja... (e së cilës) ... nuk duhet lënë në rastësi”.

Postimi i Ramadanit:

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, mbrëmë, ishte e qëlluar dhe tregues për domosdoshmëri të rritjes së vigjilencës në situata të tilla të krizave globale.

Këto raste kur vëmendja botërore është e fokusuar tjetërkund, rritja e vigjilencës në sigurinë e Kosovës është domosdoshmëri.

Serbia, si shtet detabilizues i rajonit, ka sjellje të papërgjegjshme dhe asnjëherë nuk duhet lënë në rastësi sjelljen e saj.

Lajme të ngjashme