Zhvillimet mes Kosovës e Serbisë, Lajçak sërish në Beograd - NACIONALE

Zhvillimet mes Kosovës e Serbisë, Lajçak sërish në Beograd

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas vendimit për suspendimin e drejtorit rajonal të policisë në veri, Nenad Gjuriq, i cili refuzoi të zbatojë vendimin e Qeverisë sa i përket targave, Lista Serbe paralajmëroi edhe shqyrtimin e daljes së përfaqësuesve të komunitetit serb nga institucionet në veri të Kosovës.

E këto deklarata të zyrtarëve të Listës Serbe kanë vënë në lëvizje Beogradin zyrtar.

Në mediat serbe po raportohet se Vuçiq ka anuluar të gjitha vizitat dhe ka thirrur seancë të jashtëzakonshme për Kosovën.

Përveç kësaj, supas mediave serbe edhe ndërmjetësi europian, Miroslav Lajçak, sot do të shkojë në Beograd.

Siç raporton Tanjug, takimi do të mbahet në orën 18:30, njoftoi zyra e Vuçiqit.

Qeveria e Serbisë nesër do të mbajë një seancë ku Vuçiq do të dorëzojë raportin për bisedimet me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, të cilët paralajmëruan tërheqjen e tyre nga të gjitha institucionet e Kosovës për shkak të vendimit për targat.

Lajme të ngjashme