Zhitia nga komuna e Podujevës pretendon që teksti i Nacionales është tendencioz pa e lexuar fare
Gazeta Nacionale ka raportuar për një tender që Komuna e Podujevës ia ka dhënë Kompanisë nga Prizreni GeoGroup ING SH.P.K për furnizimin me pemë dhe pernime, ani pse kjo kompani punën primare e ka ndërtimin e autostradave.
Pas raportimeve nga Nacionale ka reaguar zëdhënësi i Komunës së Podujevës, Fatri Zhitia.
Zhitia përmes një postimi në Facebook ka pretenduar se lajmi është tendencioz dhe ka shumë të pavërteta brenda tesktit.
“Ky përveçse është lajm tendencioz, ka edhe shumë të pavërteta brenda. Kompania e cila e ka fituar tenderin për furnizim me pemë dhe perime për dy çerdhet publike në Podujevë merret me tregtinë e frutave dhe perimeve siç mund të shihni edhe tek ARBK, ndër të tjera në fushë veprimtarinë e këtij biznesi ofron edhe 90 shërbime të tjera me veprimtari të ndryshme.” – ka shkruar ai.
Ndërsa Nacionale ka raportuar edhe për çmimin e parashikuar, ku komuna kishte dhënë si çmim 2 mijë e 200 euro, ndërsa kontrata është nënshkruar me çmim afër 4 mijë euro.
Rreth kësaj Zhitia ka thënë se kjo ka ndodhur për shkak të planifikimit financiar.
“Ndërsa arsyeja pse është lidhur kontrata me çmim më të lartë sesa janë planifikuar mjete financiare për furnizimin e çerdheve me pemë dhe perime është bërë për shkak se planifikimi financiar është bërë para rritjes së çmimeve të këtyre produkteve.” – ka thënë ai.
Në fund Zhitia ka pretenduar që brenda artikullit nuk është përmendur dështimi i disa hershëm i tenderit, por në fakt, Nacionale nga përgjigjet e marra nga Komuna e ka përmendur brenda tekstit që tenderi ka dështuar disa herë.
