Zhduket një person nga Prizreni, familjarët kërkojnë ndihmë
Një person është zhdukur që nga 27 gushti 2024, ndërsa bëhet e ditur se herën e fundit është parë në QKUK, Prishtinë.
Personi në fjalë është profesor Gani Rudaj, shkruan portali lokal Prizrenipress.
Ky medium ka publikuar edhe numrat e familjarëve të personit të zhdukur me lutjen që kush ka informacione t’i kontaktojë në numrat e telefonit: 049 648 893 dhe 045 225 639.
Rasti është raportuar edhe në polici.