Zgjedhjet në Maqedoni të Veriut: Dalja e qytetarëve në votime deri në orën 13:00 - NACIONALE

Zgjedhjet në Maqedoni të Veriut: Dalja e qytetarëve në votime deri në orën 13:00

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Në Maqedoninë e Veriut sot mbahen zgjedhje të dyfishta, rrethi i dytë i zgjedhjeve të shtata presidenciale dhe zgjedhjet e njëmbëdhjeta parlamentare që nga pavarësia e vendit.

Në zgjedhjet parlamentare, deri në orën 13:00 kanë votuar 312 070 votues, gjegjësisht 25.84 %. Për krahasim, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2020, deri në këtë orë kanë votuar 432.026 votues, gjegjësisht 23.81 %. Dallimi në krahasim me zgjedhjet e 2020 është 2.03% më shumë votues.

Në zgjedhjet presidenciale, në rrethin e dytë deri në orën 13:00 kanë votuar 302.158 votues, gjegjësisht 23.95% e votuesve.

Për krahasim, në rrethin e parë deri në orën 13:00 kanë votuar 417.970 votues, gjegjësisht 26,35 %. Ndërkaq, në rrethin e dytë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2019-të, deri në këtë orë kanë votuar 367.892 votues, gjegjësisht 20.73 %. /Portalb

Lajme të ngjashme