Zgjedhjet në Maqedoni: Kjo është dalja deri në orën 11:00 - NACIONALE

Zgjedhjet në Maqedoni: Kjo është dalja deri në orën 11:00

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror Zgjedhor në Maqedoni të Veriut se deri në ora 11:00 të drejtën e tyre të votës në gjithë territorin e vendit e kanë shfrytëzuar 12,78 për qind e votuesve.

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut sot vendosin për presidentin e tyre të ardhshëm. Këto janë zgjedhjet e shtatë presidenciale, ndërsa raundi i dytë i mundshëm mbahet së bashku me zgjedhjet parlamentare më 8 maj. Vendvotimet janë hapur në orën 7:00, ndërsa votimi zgjatë deri në orën 19:00. Votohet në 3480 vendvotime në tërë Maqedoninë e Veriut. Ndërsa, numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar në Listën zgjedhore është 1.814.317.

Në mënyrë teorike presidenti mund të zgjidhet edhe në rrethin e parë me atë kandidat i cili do të marrë shumicën e votave nga numri i përgjithshëm i votave, përkatësisht 50% plus një, gjë për të cilën ekzistojnë gjasa të vogla posaçërisht në këto zgjedhje kur votohet për 7 kandidatë.

Lajme të ngjashme