Zgjedhjet lokale: Raporti tregon se VV-ja e ka shkelur Kodin e Mirësjelljes me 58%, PDK-ja 13%, LDK-ja 1% - NACIONALE

Zgjedhjet lokale: Raporti tregon se VV-ja e ka shkelur Kodin e Mirësjelljes me 58%, PDK-ja 13%, LDK-ja 1%

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Para zgjedhjeve lokale, partitë kishin nënshkruar Kodin e Mirësjelljes.

Raporti nga D4D ka treguar se ka pasur shumë shkelje.

D4D ka treguar për Nacionalen se Vetëvendosje e ka thyer këtë Kod në 58% të rasteve.

“Sa i takon subjekteve politike që kanë kryer më së shumti shkelje, rezulton se Lëvizja Vetëvendosje përbën 58% të rasteve, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës 13%. Alternativa evidentohet me 6%, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 5%, Lista Serbe me 2%, dhe Lidhja Demokratike e Kosovës si dhe GUXO me nga 1%, ndërsa 14% të shkeljeve u atribuohen aktorëve të tjerë”, thuhet në përgjigje.

Lajme të ngjashme