Zgjedhjet e LDK-së në Prishtinë, Abdixhiku: Shenjë e një ndryshimi të madh që po vjen - NACIONALE

Zgjedhjet e LDK-së në Prishtinë, Abdixhiku: Shenjë e një ndryshimi të madh që po vjen

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka treguar se në dy ditët e fundit dega e LDK-së në Prishtinë ka përfunduar kuvendet zgjedhore në tetë nëndegë.

Ai ka thënë se në këto procese është parë një frymë dhe energjie e re.

Në profilin e tij në “Facebook”, Abdixhiku ka treguar se dega e LDK-së në Prishtinë o t’i ketë gjithsej 86 nëndegë

“Çfarë nisi si riorganizim strukturor në secilën lagje në Prishtinë, shpejt u shndërrua në mobilizim të madh në çdo nëndegë. Zgjedhjet në kryeqytet janë shenjë e një ndryshimi të madh që po vjen. Jemi të lumtur e jemi mirënjohës për gjithë këtë pjesëmarrje nëpër çdo lagje e gjithë këtë mbështetje që po na vjen. Këto dy ditë përfunduam Kuvendet në nëndegët Santea, Parku, Posta, Shkolla Dardania, Mati I, Velania I, Velania III dhe Ulpiana Soliterat. Sikurse në çdo pjesë tjetër edhe këtu pamë frymë impresive e energji të re. Jemi në gjysmë të procesit, do t’i kemi gjithsej 86 nëndegë, do të kemi një Prishtinë si rrallëherë”, ka shkruar Abdixhiku.

Lajme të ngjashme