Zgjedhja e Trump-it, Hoxha: Besoj që kjo administratë do ta mbështes Marrëveshjen e Brukselit
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, duke folur në “FRONTAL” të T7, ka trajtuar implikimet e mundshme të fitores së Donald Trump. Hoxhaj foli rreth asaj nëse administrata Trump mund të rishikojë propozimin e diskutueshëm të Kosovës për korrigjimin e kufijve, por shtoi se "debati rreth një propozimi të tillë ka qenë debat episodik, i mbyllur, i tejkaluar".
Hoxhaj shprehu besimin e tij se administrata e re e ShBA-së do të mbajë mbështetjen për Marrëveshjen e Brukselit, e cila vendos kornizat për marrëdhëniet Kosovë-Serbi.
“Shoh disa elemente që janë zbatuar. Çfarë do të jetë me rëndësi të shohim është se si do të sillet administratën me Marrëveshjen e Brukselit. Unë besoj që kjo administratë do ta mbështes Marrëveshjen e Brukselit. Nuk shoh ndonjë ndryshim të madh të kursit. Këto që Kurti i ka pranuar do të jenë në fuqi. Pres shpejtësi më të madhe në zbatimin e marrëveshjeve”, ka thënë Hoxhaj.
“Mendoj që në atë kohë debati rreth një propozimi të tillë ka qenë debat episodik, i mbyllur, i tejkaluar. Ka një marrëveshje që është e Brukselit. Është një marrëveshje që në thelb e dëmton Kosovën, sepse s’e ka njohjen reciproke. Ne që do të drejtojmë qeverinë do të shohim se si do t’i kthehemi njohjes së ndërsjellët. Nuk besoj që shkëmbim i territoreve do të jetë temë që mund të rikthehet dhe që do të duhej të rikthehet”, ka shtuar tutje.