Zgjatja e marrëveshjes per grurin, Rama uron Erdoganin për ndërmjetësimin
Ukraina dhe Rusia e rinovuan përsëri marrëveshjen për grurin në Detin e Zi, marrëveshja e cila u arrit me ndërmjetesiminë e Turqisë.
Në lidhje me këtë ka reaguar kryeministri Edi Rama, i cili e ka përshëndetur arritjen e kësaj marrëveshjeje mes dy shteteve në luftë.
Me anë të një shkrimi në Twitter, Rama ka uruar presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan për rolin e tij në këtë marrëveshje.
“E mirëpres rinovimin e Iniciativës së grurit të Detit të Zi edhe për dy muaj të tjerë. Unë përsëris urimet e mia për Erdogan, për rolin e tij vendimtar. Sigurimi i një furnizimi të pandërprerë jetik të drithërave në tregjet botërore është me rëndësi kritike për sigurimin e sigurisë ushqimore në mbarë botën”, ka shkruar Rama.
I welcome the renewal of the Black Sea Grain Initiative for another two months. I reiterate my congratulations to @RTErdogan for his crucial role. Ensuring an uninterrupted vital supply of grain to the world markets is of critical importance to ensuring food security worldwide. pic.twitter.com/9rQUrPkJBh
— Edi Rama (@ediramaal) May 18, 2023
