Zgjatet orari për ofrimin e shërbimeve për dokumente personale, punohet edhe të shtunave
Agjencia e Regjistrimit Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka bërë të ditur se është zgjatur orari në të gjitha qendrat për pajisje me dokumentet.
Sipas njoftimit, gjatë ditëve të punës orari është zgjatur deri në ora 18:00, teksa do të punohet edhe të shtunëve deri në ora 16:00.
“Ky vendim është marr në mënyrë që të ju lehtësojnë qytetarëve planifikimin e kohës, dhe të zvogëlojë pritjet për pajisje me dokumente personale. Ky vendim për rritjen e orarit, do të zgjasë deri tek një vendim tjetër, për të cilin do të ju njoftojmë me kohë.” – thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.