Zëvendësministri Tajani: Italia mbetet e angazhuar në mbrojtjen e vlerave perëndimore
Zëvendësministri i Italisë, Antonio Tajani, përmnes një cicërime në Twitter, ka treguar se ka realizuar një telefonatë me sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg.
Tajani ka rikonfirmuar angazhimin e Italisë në mbrojtjen e vlerave perëndimore.
"Telefonatë pozitive me Jens Stoltenberg.
Unë nënvizova angazhimin e Italisë për të mbrojtur vlerat perëndimore. Falënderoj ushtarët tanë të angazhuar në Kosovë dhe në të gjitha misionet NATO Ne do të forcojmë kontributin tonë në aleancën Atlantike. Së bashku për të mbrojtur Ukrainën." - shkroi ai në Twitter.
Telefonata positiva con @jensstoltenberg. Ho sottolineato l'impegno dell'Italia a difesa dei valori occidentali. Grato ai nostri militari impegnati in Kosovo e in tutte le missioni @NATO. Rafforzeremo il nostro contributo per l'alleanza atlantica. Insieme per difendere l'Ucraina.
— Antonio Tajani (@Antonio_Tajani) November 25, 2022