Zëvendësministri i Drejtësisë i bën presion PZAP-së: Të anulohen votat me postë nga diaspora - NACIONALE

Zëvendësministri i Drejtësisë i bën presion PZAP-së: Të anulohen votat me postë nga diaspora

1 vit më parë

nga NACIONALE

Zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorrolli, i ka bërë presion Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa në lidhje me ankesën e VV-së për anulimin e votave me postë.

Ai ka bërë me dije PZAP-ja që këto vota të anulohen.

Në profilin e tij në “Facebook”, Qorrolli ka shkruar se si provë duhet të merren edhe shqetësimet e fundit të kandidatit të LDK-së për deputet, Avdullah Hoti.

“Ish-kryeministri Hoti e pranoi sot hapur dhe pa asnjë shybe: LDK i ka manipuluar votat me postë nga diaspora! Një inxhinjering politik i paskrupullt nga Abdixhiku për të ngritur disa kandidatë dhe për të fundosur të tjerët. Vullneti i qytetarëve u ble dhe u shit si plaçkë pazari! Tani PZAP-i ka plus një provë, të thënë troç nga një ish-KM: votat e manipuluara të LDK-së DUHEN ANULUAR një orë e më parë! Ky është një PUÇ politik i Abdixhikut dhe i sojnikëve të mbështetur prej tij”, ka shkruar Qorrolli.

Lajme të ngjashme