Zemaj - Vetëvendosjes: Ngoni hajna të pangopur
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, në seancën e jashtëzakonshme për tenderët njëburimorë, ka thënë se ‘Vetëvendosje po dëshmon që janë hajna të pangopur’.
“Kontratat njëburimore, kontratat e negociuara ju që dikur i quanit hajni, zhvatje e cfarëdo epiteti tjetër, kurrë nuk ka ndodhur që ndonjë qeveri të ketë më shuëm kontrata njëburimore sesa Qeveria Kurti.
Tash po ju njohim për mashtrues, por po e dëshmoni se jeni edhe hajna të pangopur.
Kjo po iu kushton qytetarëve në tri vitet në pushtet. Duke dhënë tenderë pa procedurë të hapur, duke përjashtuar frymën e ekonomisë së lirë.
Kjo po shpërfaq pangopësinë e një kaste politike që në pushtet erdhët për t’u pasuruar, shpejt e errët”, tha Zemaj.
“Vlera e kontratave në tri vitet e fundit, ngoni hajna se është e dhimbshme, por duhet të dëgjoni.
240 milionë për të gjitha organizatat buxhetore.
544 ankesa për aneks kontrata.
Vlera vetëm për vitin 2023 – 116 milionë”, tha ai. /Nacionale