Zemaj rezervohet të shprehet a është pro a kundër shkarkimit të Abdixhikut, por kërkon “reflektim për rezultatin e LDK-së” - NACIONALE

Zemaj rezervohet të shprehet a është pro a kundër shkarkimit të Abdixhikut, por kërkon “reflektim për rezultatin e LDK-së”

7 orë më parë

nga NACIONALE

Armend Zemaj i Lidhjes Demokratike të Kosovës ishte i rezervuar në përgjigje ndaj pyetjes a është pro apo kundër shkarkimit të Lumir Abdixhikut nga posti i kryetarit të partisë.

Ai tha se për këtë gjë do të zhvillojë debat në mbledhje të kryesisës, por se për rezultatin e dobët të LDK-së duhet të ketë “përgjegjësi dhe reflektim.”

“Unë kisha kërku mirëkuptimin, edhe personalisht edhe si strukturë e LDK-së, e preferoj debatin brenda grupit tonë politik, Çdo rezultat kërkon reflektim mbi numrat e shifrat, dhe rezultatet që i merr subjekti politik, kështu që na jep mundësinë të bisedojmë. Qëndrimi im ka qenë gjithmonë për fitore dhe rezultate të mira, pas diskutimit që ta kemi të shohim edhe informacione tjera, ju premtoj që deklarohem pas takimi,” tha ai.

Lajme të ngjashme