Zemaj: Qeveria Kurti fajtore për rritjen e numrit të njerëzve me Covid
Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se është shqetësues numri i lartë i rasteve me Covid-19 në Kosovë, që sipas tij fajin e ka Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë, të cilët nuk janë duke bërë thirrje që popullata të vaksinohet.
Ndërkaq kur ka folur për shumën e ndarë nga qeveria prej 5.5 milionë eurosh për stafin shëndetësor që ka kontribuar në kohën e pandemisë, Zemaj e ka quajtur lëmoshë duke thënë që pagesa prej 60 eurosh është ofendim.
Zemaj në Klan Kosova FM e ka kritikuar qeverinë që nuk ka planprogram për menaxhimin e shëndetësisë, edhe pas gati 1 vit e gjysmë në qeverisje.
“Ti ki ku me u kthy, po ne nuk kemi ku me u kthy. Ne jetojmë këtu dhe këtu po ndërtojmë ardhmërinë dhe po tentojmë që mjekët tonë të qëndrojnë në Kosovë”, i është drejtuar Zemaj ministrit Latifi.