Zemaj për Vetëvendosjen: Pesë vite retorikë përçarëse në "patriotë" e "tradhtarë" - NACIONALE

Zemaj për Vetëvendosjen: Pesë vite retorikë përçarëse në "patriotë" e "tradhtarë"

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka kritikuar qeverinë në detyrë për keqmenaxhim, veprime joligjore dhe prishje të raporteve me partnerët ndërkombëtarë. Sipas tij, këto vendime e kanë larguar Kosovën nga agjenda euroatlantike dhe kanë thelluar polarizimin.

Në një postim në Facebook, Zemaj shkroi se gjatë katër viteve të fundit qeveria “nuk ka realizuar asnjë projekt zhvillimor”, ndërsa viti i pestë është shndërruar, sipas tij, në një fazë të retorikës përçarëse. “Në vitin e pestë, vetëm propagandë, polarizim dhe fjalor i ulët për t’i ndarë njerëzit në ‘patriotë’ e ‘tradhtarë’”, u shpreh ai.

Zemaj pohoi se qeveria ka dëmtuar besimin e aleatëve me vendime që bien ndesh me ligjin dhe kanë dobësuar pozicionin ndërkombëtar të vendit. Ai theksoi se Kosova “meriton qeverisje të përgjegjshme, profesionale dhe të orientuar drejt integrimit dhe zhvillimit”, duke kërkuar rikthimin e fokusit tek interesat afatgjata të qytetarëve.

Lajme të ngjashme