Zemaj për skandalin në spitalin e Pejës: Të gjithë duhet dhënë përgjegjësi - NACIONALE

Zemaj për skandalin në spitalin e Pejës: Të gjithë duhet dhënë përgjegjësi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-ministri i Shëndetësisë, dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së Armend Zemaj ka kërkuar përgjegjësi nga Kurti për gjendjen në shëndetësinë kosovare duke marrë shkas skandalin që ndodhi së fundmi në spitalin e Pejës, ku një foshnje u fut në lavatriçe.

Ai tha se Kryeministri Kurti është i pari që duhet të shkarkojë vetën nga pozita e drejtuesit të shëndetësisë pasi që sipas tij rasti i foshnjës në Pejë është rasti më tragjik i mundshëm.

Duhet të shkarkohen e të dënohen menjëherë të gjithë ata që janë përgjegjës për këtë krim të supozuar, përfshirë ata që e kanë fshehur këtë ngjarje të tmerrshme e të pa precidentë. Kryeministri Kurti është i pari që duhet të shkarkojë vetën nga pozita e drejtuesit të shëndetësisë sepse rasti i foshnjës në Pejë është rasti më tragjik i mundshëm. Kryeministër pas këtij dështimi të faktuar së paku mundohu të emërosh një ministër të shëndetësisë tjetër sa më parë”, tha ai.

Zemaj e ka cilësuar si krim të rëndë duke thënë se është tentuar të fshihet nga pushteti për tetë ditë më radhë.

“Dorëheqja morale e atyre të cilët nuk janë në vijë të përgjegjësisë së drejtpërdrejtë por tendenca për ta fshehur krimin i bënë përgjegjës dhe i bënë bashkëpjesëmarrës në këtë krim të rëndë për qytetarët e Republikës së Kosovës, për pacientët, për sektorin e shëndetësisë, për etikën e tyre profesionale dhe për të gjithë neve”, ka shtuar Zemaj tutje.

Lajme të ngjashme