Zemaj kritikon Kurtin: Mashtrues ordiner, Qeveria ra në grackën e Vuçiqit
Armend Zemaj, deputet i LDK-së-, ka qenë i ftuar dje në Kanal 10, ku ka folur rreth qeverisjes së Albin Kurtit, kryeministër i Kosovës, dhe të VV-së.
Duke folur rreth dialogut me Serbinë, Zemaj ka pasur një mori kritikash. Sipas tij, Qeveria Kurti ka rënë në grackën e Aleksandar Vuçiqit, president i Serbisë.
“Edhe ne dëshirojmë që të ketë një komunikim me partnerët ndërkomëtar, me KFOR-in në atë pjesë me të gjitha organet e sigurisë dhe të ketë një vigjilencë që të mos bie Qeverie dhe gjithë të tjerët në grackën ashtu siç haptaz ka rënë në grackën e Vuçiqit, një ngrehje për hundësh edhe faktorit ndërkombëtar por edhe Qeverisë së Kosovës.” - tha deputeti i LDK-së.
Tutje, Zemaj e ka cilësuar si mashtrues ordinar kryeministrin Kurti.