Zemaj akuzon VV-në për keqpërdorimin e moshës së Deharit: Po normalizohet mosrespektimi i Kushtetutës - NACIONALE

Zemaj akuzon VV-në për keqpërdorimin e moshës së Deharit: Po normalizohet mosrespektimi i Kushtetutës

2 javë më parë

nga NACIONALE

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Armend Zemaj, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për keqpërdorim të pozitës së deputetit Avni Dehari si kryesues i seancës së parë konstituive të Kuvendit.

Zemaj ka thënë se Dehari e ushtron këtë rol vetëm për shkak se është deputeti më i vjetër në moshë, por se kjo, sipas tij, nuk i jep të drejtë që ta pengojë pafundësisht konstituimin e Kuvendit.

“Deputeti Dehari është kryesues i seancës së parë konstituive vetëm për shkak të moshës, si deputeti më i vjetër. Por kjo nuk do të thotë se ai ka një autorizim të pafund ligjor e kushtetues për të pamundësuar konstituimin e Kuvendit”, ka shkruar Zemaj.

Ai ka theksuar se thirrja dhe zhvillimi i seancës është obligim kushtetues dhe duhet t’i hapë rrugë formimit të institucioneve të reja.

“Seanca duhet të thirret, Kuvendi duhet të konstituohet dhe duhet t’i jepet mundësia formimit të institucioneve të reja”, ka deklaruar ai.

Sipas Zemajt, normalizimi i një situate të tillë rrezikon respektimin e rendit juridik dhe kushtetues, duke paralajmëruar për, siç është shprehur ai, “rrëshqitje në anarki dhe kapje e shtetit”.

Lajme të ngjashme