Zelensky thotë se Ukraina do ta ndihmojë ShBA-në kundër dronëve iranianë - NACIONALE

Zelensky thotë se Ukraina do ta ndihmojë ShBA-në kundër dronëve iranianë

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha të enjten se vendi i tij do t’u ofrojë asistencë Shteteve të Bashkuara si përgjigje ndaj kërkesës së Uashingtonit për ndihmë për t’iu kundërvënë dronëve iranianë në Lindjen e Mesme.

Irani ka hedhur qindra dronë drejt caqeve amerikane në vendet fqinje, pasi ShBA-ja dhe Izraeli nisën një fushatë masive të sulmeve ajrore kundër këtij shteti të shtunën, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Gjatë luftës kundër Rusisë, Ukraina ka zhvilluar mënyra shumë efikase për rrëzimin e dronëve kamikazë “Shahed”, të cilat Moska i ka përdorur gjatë luftës.

“Ne pranuam një kërkesë nga Shtetet e Bashkuara për mbështetje specifike në mbrojtje kundër “Shahed”-ëve në rajonin e Lindjes së Mesme. Unë dhashë udhëzime për t’i ofruar mjetet e nevojshme dhe për ta garantuar praninë e specialistëve ukrainas, të cilët mund ta garantojnë sigurinë e kërkuar” – shkroi Zelensky në gjuhën angleze në rrjetin X.

Sipas një burimi të afërt me këtë çështje, Shtetet e Bashkuara kishin kërkuar asistencë për mbrojtjen e bazave dhe ushtarëve të tyre në shtete të caktuara të rajonit. Burimi tha se Zelensky e ka udhëzuar ushtrinë ukrainase që ta ofrojë asistencën e kërkuar.

Burimi tha më ej se ukrainasit do ta fillojnë punën “brenda pak ditëve në vijim”.

Lajme të ngjashme