Zelensky thotë se katastrofa e rrezatimit ishte afër në centralin bërthamor në Zaporizhia - NACIONALE

Zelensky thotë se katastrofa e rrezatimit ishte afër në centralin bërthamor në Zaporizhia

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se bota për pak ka shmangur një katastrofë rrezatimi, pasi linja e fundit e rregullt për furnizim me rrymë në centralin bërthamor të kontrolluar nga rusët në Zaporizhia u kthye disa orë pas ndërprerjes nga bombardimet.

Presidenti ukrainas tha se duhet t’u jepet qasje urgjente në këtë central zyrtarëve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, shkruan “The Guardian”, përcjell Nacionale.

Zelensky i fajësoi bombardimet e forcave ruse të enjten për zjarret në një termocentral që e zgjidhi nga rrjeti kompleksin e reaktorit nga rrjeti elektrik. Ai tha se gjeneratorët me naftë e siguruan furnizimin me rrymë dhe e mbajtën të sigurt centralin bërthamor.

“Nëse stafi ynë i stacionit nuk do të reagonte pas ndaljes së rrymës, atëherë do të ishim detyruar që t’i tejkalonim pasojat e një aksidenti rrezatimi. Rusia i ka vënë Ukrainën dhe të gjithë evropianët në një situatë një larg nga një katastrofë e rrezatimit”, shtoi ai.

Aktualisht po zhvillohen bisedime që zyrtarëve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike t’u lejohet vizita në central. Zyrtari më i lartë për energji bërthamore i Ukrainës ka thënë se inspektorët e kësaj agjencie mund të arrijnë në fund të këtij muaji.

Lajme të ngjashme