Zelensky thotë se “garancitë e sigurisë janë gjëja më e rëndësishme” përpara bisedimeve me Trump
Garancitë e sigurisë janë “gjëja më e rëndësishme”, dhe ato duhet të jenë “të forta, që ne të jemi të mbrojtur”, deklaroi Volodymyr Zelensky përpara bisedimeve të tij për paqe me Donald Trump në Florida, raporton BBC.
Ai citohet të ketë thënë se “sot Rusia ka demonstruar se si reagon” ndaj përpjekjeve të SHBA-së dhe Ukrainës për të negociuar paqen, duke sulmuar Ukrainën.
Bisedimet duhet të sigurojnë që çështjet e pazgjidhura të mbahen në minimum, ka shtuar Zelensky. “Sigurisht që ka vija të kuqe për Ukrainën”, shton ai, por thekson se ekzistojnë edhe “propozime kompromisi”.
Ai ka shtuar gjithashtu një thirrje për armë shtesë nga Evropa: “Na duhen më shumë raketa, sepse Rusia po sulmon më shumë”.