Zelensky thotë se është i hapur për takim dypalësh ose trepalësh me Putinin
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është shprehur i hapur për një takim dypalësh ose trepalësh ku do të përfshihej edhe homologu i tij rus, Vladimir Putin.
“Nëse Rusia i propozoi presidentit të Shteteve të Bashkuara [takim] dypalësh, atëherë ne do t’i shohim rezultatet e takimit dypalësh dhe pastaj ai mund të jetë trepalësh” – tha Zelensky para gazetarëve në Shtëpinë e BArdhë pas takimit, raporton televizioni BBC.
“Ukraina nuk do të ndalet kurrë në rrugën drejt paqes” – tha ai, duke shtuar se është i gatshëm për “çfarëdo formati”.
Zelensky tha se takimi i djeshëm me homologun amerikan, Donald Trump, ishte “më i miri” që e ka pasur me të, duke shtuar se bisedimet ishin “konstruktive” dhe “specifike”.
Presidenti ukrainas tha gjithashtu se i kishte treguar “shumë hollësi” Trumpit në një hartë të fushës së betejës.