Zelensky përfshihet në aksident trafiku, nuk ka lëndime serioze
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është përfshirë në një aksident trafiku të mërkurën në Kiev. Raportohet se ai nuk ka pësuar lëndime serioze.
Sipas një deklarate të sekretarit për medie, “një veturë u përplas me veturën e presidentit të Ukrainës dhe automjetet e eskortës”.
Mjekët që po e shoqëronin presidentin, i dhanë ndihmë urgjente drejtuesit të veturës dhe e dërguan në një qendër ambulantore, thuhet në deklaratë.
“Presidenti është ekzaminuar nga një mjek, nuk janë gjetur lëndime serioze”, thuhet më tej.