Zelensky pas sulmeve të fundit ruse: Ukrainasit janë të pathyeshëm - NACIONALE

Zelensky pas sulmeve të fundit ruse: Ukrainasit janë të pathyeshëm

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Pas sulmeve të reja ruse në të gjithë Ukrainën, presidenti i vendit Volodymyr Zelensky ka thënë se ukrainasit janë “të pathyeshëm”.

Përmes një video-mesazhi në Telegram, ai ka thënë se, Ukraina do të rindërtojë infrastrukturën e dëmtuar nga sulmet e sotme dhe do t'i "kalojë të gjitha këto".

“Sot, Parlamenti Evropian e njohu Rusinë si një shtet terrorist... Dhe më pas Rusia vërtetoi se e gjithë kjo është e vërtetë duke përdorur 67 raketa kundër infrastrukturës, rrjetit tonë energjetik dhe njerëzve të zakonshëm,” u shpreh ai.

Më tej, ai njoftoi se Ukraina do të kërkojë një takim urgjent të këshillit të sigurimit të OKB-së për të diskutuar sulmet e fundit ruse kundër objekteve të prodhimit të energjisë.

Lajme të ngjashme